3-vjetori i miratimit të Reformës në Drejtësi, Gjonaj: Fund pandëshkueshmërisë

Shqipëria

3-vjetori i miratimit të Reformës në Drejtësi, Gjonaj: Fund pandëshkueshmërisë

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 20:51
Etilda Gjonaj

Në 3-vjetorin e miratimit të Reformës në Drejtësi, ministrja e Drejtësisë vlerësoi këtë nismë të ndërmarrë vite më parë, e cila sipas saj do t’i shërbejë vendit dhe qytetarëve.

Etilda Gjonaj tha se kjo reformë është “një investimi për të sotmen, por edhe për të adhmen”.

Qëllimi kryesor i kësaj reforme, tha ministrja, është “për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë”.

Në prag të ngritjes së dy institucioneve kryesore, Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, Gjonaj u shpreh se ky moment do të përbëjë edhe kthesën e madhe që presin shqiptarët.

“Luftës kundër korrupisonit do t’i bashkohen edhe institucionet e reja, SPAK dhe BKH, që do bëjnë të mundur kthesën e madhe. Është koha për të bërë ndryshimin e kërkuar”, tha Gjonaj.

Deklaratat e ministres u bënë gjatë inaugurimit të “shtëpisë së re të drejtësisë”, te ish-Fusha e Aviacionit, ku do të vendosen administrata e KLP-së dhe KLGJ-së, dhe që do të quhet "Poli i Drejtësisë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat