Reforma në Drejtësi, SHBA: SPAK dhe BKH, do çlirojnë vendin nga krimi

Shqipëria

Reforma në Drejtësi, SHBA: SPAK dhe BKH, do çlirojnë vendin nga krimi

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 21:04
Leyla Moses Ones

Në një fjalim të mbajtur me rastin e inaugurimit të godinës së re të sistemit të drejtësisë në vend, e ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, shprehu domosdoshmërinë e të pasurit një drejtësi të pavarur.

Leyla Moses Ones, duke kujtuar votimin e tri viteve më parë, tha se ai konsensus vërtetoi se “çfarë mund të bëjnë udhëheqësit kur punojnë së bashku për të mirën e përbashkët”.

Sipas zyrtares së lartë amerikane, “vettingu ka qenë themeli për pjesën tjetër të reformave. Tani një numër i madh, 15% gjyqtarë e prokurorë janë rivlerësuar, disa kanë kaluar dhe shumë kanë dështuar. Kjo përfshin gjyqtarët e lartë dhe Kushtetues”.

Ones iu përgjigj edhe zërave kritikë, edhe pse pa përmenduar emra konkretë, duke thënë se “disa thonë se është problem, por kjo tregon se përse reforma ishte e nevojshme. Sistemi i vjetër ishte i kapur nga korrupsioni dhe ata që veprojnë në hije për të mbajtur Shqipërinë prapa, reforma në drejtësi e theu dhe po ua kthen njerëzve”.

E ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së tha ndër të tjera se me ngritjen e SPAK dhe BKH, Shqipëria do të jetë e çliruar nga krimi dhe korrupsioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat