Nëna e dy fëmijëve vdes nga kanceri me pengun e drejtësisë së munguar

Shqipëria

Nëna e dy fëmijëve vdes nga kanceri me pengun e drejtësisë së munguar

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 21:55
Lefterie Gjeka

BOOM trajtoi mbrëmjen e 22 korrikut historinë e nënës së dy fëmijëve  e cila vdiq me pengun e drejtësisë së munguar.

Gjyqtarja e Gjykatës së Vlorës, Vjola Canaj pushoi dy herë çështjen gjyqësore me anë të së cilës gruaja kërkonte që i ati i dy fëmijëve të paguante detyrimin ushqimor me pretendimin se nuk besonte se gruaja ishte e sëmurë me kancer? Po tani dy fëmijët kush do i ushqejë?

Denoncimi në redaksi

Në redaksinë e emisionit BOOM u paraqit zoti Leonidha Gjeka vëllai i Lefteries Gjekës e cila humbi jetën nga kanceri në pritje për të marrë drejtësi nga Gjykata e Vlorës.

Ajo ishte nënë e 2 femijeve dhe në vitin 2016 u divorcua nga bashkëshorti. Gjykata vendosi që fëmijët të qëndrojnë me mamanë kurse babai duhej të paguante çdo muaj detyrimin ushqimor për fëmijët.

Duke u nisur nga fakti se babai nuk kishte dhënë asnjë lekë për fëmijët Lefteria i drejtua përsëri Gjykatës Vlore me padinë ‘Mosdhënie te mjeteve te jeteses nga babai’.

Pak kohë pas divorcit nëna e dy fëmijeve u diagnstikua me tumor dhe për këtë arsye iu nënshtrua disa ndërhyrjeve kirurgjikale dhe më pas kimio terapisë.

Në këto kushte Lefteri Gjeka nuk mund të ishte prezente në seancën gjyqësore prandaj pajisi me një prokurë te posaçme motren e saj Katina Ferro për ta përfaqësuar ne Gjyq. Gjykata nuk e pranoi dhe vendosi të pushojë çështjen me me arsyetimin se viktima akuzuese nuk u paraqit në seancë gjyqësore dhe "nuk kishte vënë në dijeni gjykatën për ndonjë shkak të arsyeshëm të mosparaqitjes."

Leonidha Gjeka: "Pasi motra u divorcua u shfaq kanceri i gjirit. Ish bashkëshorti nuk paguante detyrimin ushqimor prej 200 mijë lekësh. Për 3 vjet nuk pagoi asnjë kokërr leku. Motra e paditi në gjykatën e Vlorës. Motra ishte e sëmurë dhe si e tillë me prokurë të posaçme ngarkoi motrën tjetër për ta përfaqësuar në gyq. Por gjyqtarja Vjola Canaj nuk e pranonte si përfaqësuese.

Thoshte duhet të ishte personi që ka bërë padinë. Po si mund të ishte ajo në gjykatë kur ishte e sëmurë në krevat një vit. Ia dokumentuam me raportë.  Gjykata vendosi pushimin e çështjes me argumentin se motra nuk paraqitej, duhej të ishte prezente. Për 6 muaj motra ime kërkoi drejtësinë, por gjyqtarja nuk ia dha. Motra ime ka 11 ditë që nuk jeton më. Kërkoi drejtësinë por drejtësia mungoi"

Pyetja që lind është: Të vuash nga kanceri dhe të jesh në muajt e fundit të jetës është shkak i paarsyeshëm?

"I paarsyeshëm ka qenë refuzimi që i keni bërë prokurës së motrës së saj" thotë gazetarja Alketa Ceku e cila ndoqi rastin.

Motra ime vdiq. Kur do ia japësh drejtësinë?

BOOM publikon dhe videon e momentit kur vëllai shkon të takojë gjykatësen për ta pyetur përse e pushoi çështjen.

Leonidha Gjeka: "Pse e pushove cështjen. Motra ime vdiq. Kur do ia japësh drejtësinë?

Qytetari-Pse nuk me jep pergjigje ndihesh fajtore?

Vjola Canaj -Jo nuk ndihem fare fajtore

Qytetari-Pse e ke pushuar 2 here?

Vjola Canaj – Unë nuk e kam pushuar, kam hequr dorë.

Qytetari-Pse nuk e more parasysh raportin mjeksor?

Prokuren e posaçme pse nuk e pranove?

Vjola Canaj -Nuk ndihem fajtore.

Qytetari-Une do ti sjell ketu femijet ti ushqesh ti.

Dy fëmijët vijojnë të jetojnë me gjyshen, nënën 80 vjeçare të Lefteries.

“Qysh se lindën, i ati nuk është bërëi gjallë fare. E kisha radhën të ikja unë, jo ajo. Djalit të vogël nuk i kemi treguar ende. I kemi thënë është në spital”.

Qysh se e ëma humbi jetën djali i vogël fle në anën e krevatit ku flinte ajo.

"Pret që ti tregojë përralla" tregon gjyshja.

"I drejtohem gjyqtares Vjola Canaj që asnjëherë nuk e besoi se motra ime ishte e sëmurë. Po tani e beson?" thotë i vëllai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat