Tensione në zonën e Astirit, policia arreston 3 persona

Shqipëria

Tensione në zonën e Astirit, policia arreston 3 persona

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 23:41
Ilustrim

Ka patur sërish tensione këtë të hënë në protestën në zonën e Astirit, ku policia ka shoqëruar tre persona pas përplasjeve.

Mësohet se dy nga të arrestuarit janë Maliq Ferati dhe Edi Ferati, ndërsa emri i personit tjetër të ndaluar, ende nuk bëhet me dije.

Banorët e Astirit protestojnë në mbrojtje të banesave të tyre në hyrje të Tiranës prej thuajse 6 muajsh. Banorët kërkojnë që banesat e tyre të mos prishen nga projekti i Unazës së Madhe në kryeqytet, një tender i cili u mbulua me dyshime të forta pas daljes në publik të skandalit me lotin e parë të projektit, i cili rezultoi se ishte fituar nga një kompani fantazëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat