Përplasje mes policisë e banorëve të Unazës së Re, arrestohen babë e bir

Shqipëria

Përplasje mes policisë e banorëve të Unazës së Re, arrestohen babë e bir

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 11:56
Foto

Vazhdojnë përplasjet mes policisë dhe banorëve të  Unazës së Re. 

Pas përplasjeve gjatë mbrëmjes së djeshme janë vënë në prangat e uniformave blu baba e bir, Maliq dhe Eduart Ferhati.

Ata janë shoqëruar në drejtorinë e Policisë Tirane. Ndërsa mësohet se janë shpallur në kërkim dhe 6 banorë të tjerë të Unazës.

Prej disa muaj ata protestojnë kundër prishjes së banesave të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat