KPK konfirmon në detyrë Olsian Çelën, kandidat për Prokuror të Përgjithshëm

Shqipëria

KPK konfirmon në detyrë Olsian Çelën, kandidat për Prokuror të Përgjithshëm

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 14:20
Olsian Çela

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë Olsian Çelën, kandidat për Prokuror të Përgjithshëm

Çela rezultoi pa problem në tre shtyllat e vetting-ut.

Konfirmimi në detyrë i Olsian Çelës, i hap rrugën garës për postin e prokurorit të përgjithshëm, edhe pse duhet pritur edhe zbardhja e vendimit të KPK, apo nëse do të ketë ankimin ndaj këtij vendimi.

Çela ka një karrierë të gjatë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa e ka drejtuar atë në vitet 2008-2012.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat