Vendimet/ PS ndryshon “timonin” në rrethe, ikën Bushati nga Shkodra, Spiropali i merr Gjylametit Tiranën

Shqipëria

Vendimet/ PS ndryshon “timonin” në rrethe, ikën Bushati nga Shkodra, Spiropali i merr Gjylametit Tiranën

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 19:44
Erion Veliaj

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka bërë disa ndryshime sa i përket strukturave dhe drejtuesve politikë të qarqeve.

Ditmir Bushati nuk do të jetë më drejtuesi i PS në qarkun e Shkodrës.

Drejtimi do t’i kalojë Valdrin Pjetrit, kandidati socialist i shpallur fitues në votimet e 30 qershori.

Tjetër lëvizje është edhe ajo në qarkun e Lezhës, ku Sandër Lleshaj i merr drejtimin Lindita Nikollës.

Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati do të marrin drejtimin e qarkut të Tiranës, duke zëvendësuar Blerina Gjylametin. Kjo e fundit do të drejtojë “Partinë on line”

Në qarqet e tjera nuk do të ketë ndryshime.

Sekretar për koordinimin me Rininë – Gent Cakaj

Sekretar për koordinimin e Këshillave – Ilir Beqja

Sekretare për ‘Partinë online’ – Blerina Gjylameti

Sekretare për Burimet Njerëzore – Lindita Nikolla

Sekretar për Koordinimin dhe Organizimin – Arben Pëllumbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat