Blendi Klosi: Strukturë prestigjioze. Dëshmon qartë se sa…

Shqipëria

Blendi Klosi: Strukturë prestigjioze. Dëshmon qartë se sa…

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 21:39
Blendi Klosi

Edhe këtë të martë studio “Dritare me Rudinën” u zhvendos në ambientet e “Prestige Restort” në Golem, në një tjetër emision për turizmin.

Pjesë e panelit të të ftuarve, ministri Blendi Klosi i cili e konsideroi “Prestige Restort” një strukturë prestigjose.

“Shumë mirë që jemi këtu, në një strukturë, tamam prestigjioze siç ka edhe emrin, një strukturë që dëshmon se sa ndryshe është jeta jashtë bulevardit të Tiranës, ku bëhet ndonjëherë protesta dhe se sa shumë këto struktura me shumë njerëz të punësuar, me mijëra vizitorë turistë të huaj që janë edhe sot në këtë resort në bregdetin e Durrësit, kjo falë përpjekjes titanike që bëjnë agjencitë turistike, Guramani është një ndër përfaqësuesit kryesorë dhe paçka se është shumë shpesh kritik me Ministrinë, por kjo s’ka asnjë shqetësim për ne, por është një përpjekje e madhe e tyre e që sot flasim për turizëm të vërtetë në Shqipëri, turizëm të qëndrueshëm”,- u shpreh Klosi.

“Turizmi është një biznes që duket i kollajshëm, turizmi hyn te bizneset që kanë të bëjnë me kënaqësitë ndërkohë që aktorët që e realizojnë këtë biznes vuajnë shumë dhe kanë të gjithë të drejtën e Botës të jenë kritik me politikën, me administratën publike, qendrore e lokale, pasi nuk kemi arritur ende t’i japim atyre peshën dhe vëmendjen e merituar” -vijoi më tej Klosi.

Deklaratat e ministrit Klosi u pohuan edhe nga Rrahman Kasa, Kryetar i Unionit Turistik, i cili theksoi se kritikat për ministrinë apo politikën, bëhen gjithnjë në funksion të përmirësimit të kushteve për turizmin.

“Problemi më i madh i turizmit, është zgjerimi i sezonit dhe mbushja me alternativa. Sot mund të themi se jemi duke dalë nga ajo faza e turizmit të aventurës, nga ajo adoleshenca aventureske dhe jemi duke u futur në një turizëm të ndryshëm. Pra që kur turistët një ditë të vijnë në “Prestige Resort” apo në të gjithë resortet e tjera, të kenë mundësi të shkojnë të vizitojnë Krujën, një ngjitje në Tomorr apo një vizitë në lumin e Shalës, etj.” vijoi më tej Klosi ndërsa u shpreh se me agjencinë e Turizmit është duke u punuar për të krijuar një strategji të re për detin dhe për të shfrytëzuar të gjitha potencialet që ofron vendi”, tha Kasa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat