Keni frikë nga drejtësia që po vjen? Ja si përgjigjet Ilir Meta

Shqipëria

Keni frikë nga drejtësia që po vjen? Ja si përgjigjet Ilir Meta

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 22:37
Ilir Meta

Presidenti i Republikës Ilir Meta është shprehur se nuk ka frikë nga drejtësia që po bën kryeministri Edi Rama, apo Ramaforma siç e quajti ai.

Këtë deklaratë Meta e dha gajtë intervistës dhënë për emisionin “Tempora” në RTV Ora.

Sonila Meço: Keni frikë nga drejtësia që po vjen?

Ilir Meta: Populli shqiptar ka kohë që dëgjon histori me drejtësi. Para 3 vitesh kjo kushtetutë është votuar me 140 vota dhe në këtë kushtetutë është shumë e qartë se cila është reforma. Sa i takon Ramaformës që është një kushtetutë tjetër.

Kjo është kushtetuta origjinale sepse është firmosur nga unë menjëherë pas votimit si kryetar i Kuvendit në atë kohë. Frikë nga kjo reformë ka ai që e ktheu në Ramaformë dhe sot e shohin të gjithë. Do flasim për historinë me peshq dhe peshkaqenë.

Peshkaqenët nga atëherë janë kthyer në kroçera. Kroçerat rrezikohen të kthehen në titanik pas ca kohësh.  Kështu dëgjuam një histori që sa të ikë Adriatik Llalla do bëhen gjërat serioze. Iku ai u bë dy vjet.

U zgjodh Prokurori i Përgjithshëm i përkohshëmm nga Rama dhe dy ambasadorët u përqafuan për kushtetutën që kam unë. Kjo është kushtetuta që ka bërë komisioni i Venecias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat