Shembja e teatrit, Basha: Jemi këtu për të ndaluar këtë grabitje kriminale - Bota Sot
Shembja e teatrit, Basha: Jemi këtu për të ndaluar këtë grabitje kriminale

Shqipëria

Shembja e teatrit, Basha: Jemi këtu për të ndaluar këtë grabitje kriminale

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 10:23
Lulzim Basha

Protestës kundër shembjes së teatrit sot i u bashkua edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Sipas tij shembja e Teatrit është një projekt kriminal dhe shërben për të pastruar paratë e drogës.

Basha u shpreh se arkitekti i teatrit të ri, njeri i Ramës është i dënuar në Itali.

“Është një projekt grabitje, një projekt kriminal. Qëllimi është grabitja e kësaj toke dhe për të pastruar paratë e drogës, me një arkitekt të dënuar në Itali. Është për t’i rrëmbyer kryeqyteti Teatrin Kombëtar dhe për të pasuruar Edi Ramën dhe për të pastruar paratë e drogës.

Teatrin e kanë mbrojtur aktorët. Jemi këtu për të ndaluar këtë grabitje kriminale. Kjo që po ndodh sot me Teatrin, nesër do ndodhë tek shtëpinë e shqiptarëve”, tha Basha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat