Shoferët në Lezhë lëvizin me fenelina policie, e pësojnë 6 prej tyre

Shqipëria

Shoferët në Lezhë lëvizin me fenelina policie, e pësojnë 6 prej tyre

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 14:22
Ilustrim

Policia Rrugore në Qarkun Lezhë ka ndëshkuar 5 drejtues mjetesh për përdorim të fenelinave të Policisë si dhe një tjetër drejtues për përdorim të logos “Hetimi Tatimor”.

Njoftohet se se aksion do të vijojë edhe ditët në vijim pët të evituar trafikun në një nga akset më të rënduar Fushë Krujë – Lezhë.

“Nga punonjësit e Policisë Rrugore në Qarkun Lezhë janë marrë masa Administrative për nenin 175/4 të Kodit Rrugor, që parashikon heqjen e Lejes së Drejtimit nga 6-12 muaj për 6 drejtues automjetesh, pasi janë konstatuar se gjatë drejtimit të mjetit kanë pasur në përdorim fenelinë Policie dhe logo të “Hetimit Tatimor” njofton Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat