Ndërron jetë ish- i burgosuri politik Agim Musta

Shqipëria

Ndërron jetë ish- i burgosuri politik Agim Musta

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 19:57
Agim Musta

Është larguar nga jeta ish- i burgosuri politik Agim Musta, njëri ndër personat që arriti t’i mbijetonte ferrit të burgut komunist të Spaçit.

Musta ndërroi jetë në moshën 89 vjeçare. Prej kohësh Musta vuante nga një sëmundje dhe ishte në regjim shtrati.

Homazhet do të zhvillohen nesër (e enjte) në orën 10: 00 pranë Mederesesë.

Kush është Agim Musta?
Agim Musta ka lindur në qytetin e Gjirokastrës në vitin 1930. Musta kryer studimet e larta në Fakultetin Histori-Filologji, Universiteti i Tiranës. Ka punuar arsimtar në shkolla të ndryshme tetëvjeçare dhe të mesme të vendit. Në vitin 1962 është dënuar me 13 vjet burg për agjetacion – propagandë nga gjykata ushtarake Tirane. Agim Musta ka shkruar për komunizmin, sistemin e burgjeve dhe persekutimin në kohën e diktaturës

Botimet e autorit
“Mandelat e Shqipërisë”, 1992
“Dosjet e gjalla”
“Kush ishte Enver Hoxha” (bashkëautor), 1996
“Burgjet e shtetit burg”, 1998
“Mjerim pafund”, 1999
“Harta e burgjeve dhe kampeve me punë të detyruar (1944-1991)”
“Gjëmat e komunizmit në Shqipëri”, 2001
“Dëshmoj për të vërtetën”, 2004
“Antologjia e plagëve nën terrorin komunist” (bashkëautor), 2 vëllime 2006
“Album i burgjeve të diktaturës komuniste”, 2006
“Libri i zi i komunizmit”, 2007
Beniamin Bakalli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat