Protestuesi kalon në vdekje klinike pas hedhjes së gazit lotsjellës nga Policia

Shqipëria

Protestuesi kalon në vdekje klinike pas hedhjes së gazit lotsjellës nga Policia

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 23:28
Pamje nga video

Një ngjarje e rëndë ka  ndodhur gjatë protestës së sotme në mbrojtje të Teatrit nga artistë dhe qytetarë, ku një protestues ka kaluar në gjendje të vdekjes klinike pas hedhjes së gazit lotsjellës nga Policia.

Siç shikohet edhe nga video e publikuar nga ish-kryeministri Berisha, gjendja e protestuesit është e rëndë.

Ndërkohë që më e turpshme është fakti që ndërsa i jepej ndihma e parë, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë i qëndronin mbi kokë.

‘Barbari e narkohorrave me gaz lotsjelles kunder protestuesve paqesor le pa ndjenja ne vdekje klinike qytetarin ne oborrin e Theatrit! Krim shteteror i shemtuar! Rama ik! Fitore! Sb’

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat