Basha para Teatrit: Qytetarët të bashkuar kundër së keqes

Shqipëria

Basha para Teatrit: Qytetarët të bashkuar kundër së keqes

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 23:39
Lulzim Basha

Kreu i PD-së i është bashkuar sërish qytetarëve e aktorëve, të cilët ndodhen te Teatri Kombëtar duke protestuar kundër shembjes së tij.

Ndërkohë pak më herët nga ambientet e Teatrit u larguan edhe forcat e policisë dhe FNSH.

“Të dashur artistë, qytetarë, ju falenderoj për shembullin e jashtëzakonshëm, heroik qytetar dhe europian që i treguam mbarë botës me qëndresën tonë, që me Aleancen për Teatrin, kauzën më fisnike, mirënjohje për sakrificën tuaj. Zonja dhe zotërinj të aleancës, jeni krenaria dhe frymëzimi për opozitën, qytetarët, jeni etaloni i ri i qëndresës së pathyeshme të qytetarëve të bashkuar kundër së keqes”, tha Basha në fjalën e tij./TCH/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat