Ceka paralajmëron: Afresket do bien të gjithë, nuk investohet asnjë lekë

Shqipëria

Ceka paralajmëron: Afresket do bien të gjithë, nuk investohet asnjë lekë

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 00:18
Neritan Ceka

Arkeologu Neritan Ceka debatoi me përfaqësuesen e ministrisë së Kulturës Kozeta Angjeli , në studion e emisionit “Arena” në RTV Ora. Ceka paralajmëroi se për disa vite Shqipëria nuk ka për të pasur më afreske pasi nuk investohet nga Ministria e Kulturës.

Debat u bë dhe me faktin se Ceka shprehu shqetësimin se restaurimet bëhen me tender dhe tashmë nuk ka më specialistë për restaurimin e afreskeve.

Neritan Ceka: Më dëgjoni mua, vizitoni se e ke për herë të fundit. Nuk keni për ti parë më nuk ka më afreske ne Shqipëri po bien të gjithë. Kanë kohë që nuk investojnë asnjë lekë. Kanë restauruar 2 kisha në mbi 200 kisha që kemi ne dhe janë në rrënim të plotë. Në Vithkuqi po bien çatitë 

Kozeta Angjeli: Për pjesën e kishave ka pasur investime

Neritan Ceka: Keni pasur tendera. Me tendera të fikni derën. Për dy kisha kanë harxhuar aq sa mund të restauroheshin të gjithë kishat

Kozeta Angjeli: Pjesa e afreskeve është parashikuar dhe ka investime

Neritan Ceka: Ku?

Kozeta Angjeli Cfarë keni bërë catinë?
Neritan Ceka: Kush ka punuar? Si mund të punoni me privat afresket. 

Keni pushuar nga puna të gjithë. Thoni një të vërtetë s’keni më specialistë. E keni vdekur 

I ke të mbyllura kishat po shkove nuk i gjen.s

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat