Thatësira po kërcënon Europën, preken edhe disa qytete të Shqipërisë

Shqipëria

Thatësira po kërcënon Europën, preken edhe disa qytete të Shqipërisë

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 00:24
Harat

Temperaturat gjithnjë e më në rritje, kanë ngitur alarmin se Europa, përfshi këtu edhe Shqipëria, gjithnjë e më tepër po shkon drejt thatësirës.Një raport i ri, i kryer nga WWF dhe AB InBev, sinjalizon se menaxhimi i dobët i lumenjve, liqeneve, dhe ujërave nëntokësore të vendeve anëtare të BE-së po përkeqëson ndikimet e thatësirës.

Studimi tregon se keqmenaxhimi i burimeve ujore të shteteve anëtare mund të korrigjohet nëpërmjet zbatimit të plotë të ligjit të BE-së për ujërat – Direktiva Kuadër e Ujërave (WFD).

Nga 419 qytete në mbarë botën të analizuara për këtë raport, kryeqytetet e Rajonit të Evropës Qendrore dhe Lindore janë në rrezik mjaft të lartë krahasuar me të tjerët, në nivel global.

Përsa i përket mungesës së ujit dhe thatësirës, Kiev renditet i 95-ti më i rrezikuar, pasuar nga Bucharest (101), Budapest (171) dhe Sofje (278).

Në tërësi, Shqipëria hyn në vendet mesatarisht të ndikuara nga thatësira, por jugu i Shqipërisë është i shënuar me të kuqen alarmante, bëhet fjalë për qytete si Vlora dhe Saranda.

Raporti thekson se ndryshimet në disponueshmërinë e ujit mund të ndryshojnë shumë në nivel lokal dhe rajonal.

Për shkak të ndryshimeve të pritshme në kushtet klimatike, disponueshmëria e ujit ka të ngjarë të ulet në pjesët jugore dhe lindore të rajonit, ndërsa ajo do të mbetet e pandryshuar ose madje do të rritet në pjesën veriore dhe perëndimore

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat