Qetësohen banorët e Kukësit, uji i pijshëm është i pastër

Shqipëria

Qetësohen banorët e Kukësit, uji i pijshëm është i pastër

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 15:53
Ilustrim

Uji në Kukës është i pastër dhe i pijshëm pa asnjë rrezik.

Njësia vendore e Kujdesit shëndetësor ka qetësuar banorët e verilindjes, ku ishte krijuar një situatë gati paniku se uji në disa lagje ishte ndotur.

Shkak për rritjen e shqetësimit, u bë fluksi i shtuar i banorëve që kishin kërkuar ndihmë mjekësore me simptoma helmimi, por më së shumti raportime të pakonfirmuar në rrjetet sociale se shkak ishte uji.

Por analizat kanë treguar se uji është brenda parametrave për konsum.

Mjekja Denisa Duraku: "Absolutisht uji është i pastër. Klori është bërë nga ujësjellësi dhe është në nivelet e duhura. Kontrolli është i shtuar dhe nuk ka arsye për panik."

Për mjekët e Kukësit lidhet me virozat e stinës por dhe helmime nga shkaqe që lidhen me stinën e verës.

Mjekët këshillojnë  qytetarët duhet qëndrojnë në vende të freskëta si dhe të kenë kujdes me ushqimet që konsumojnë gjatë kësaj periudhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat