Tiranë, shoferët tentojnë të korruptojnë policët, e pësojnë keq

Shqipëria

Tiranë, shoferët tentojnë të korruptojnë policët, e pësojnë keq

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 16:21
Ilustrim

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës nën akuzën e tentativës së korruptimit të punonjësve të policisë rrugore.

Teksa kanë qenë duke udhëtuar, një prej tyre, shtetasi H. K., 43 vjeç, në sheshin "Karl Topia", por pa rrip sigurimi është ndaluar nga policia. Drejtuesi i mjetit pretendon se të gjitha dokumentet i ka në rregull ndërsa për mos vënien e rripit të sigurimit, i ka ofruar shumën 20 mijë lekë të vjetra. Menjëherë polici ka njoftuar autoritetet për arrestimin e tij.

Edhe në rastin e dytë. Shoferi me inciale K. C., 24 vjeç, është ndaluar në rrugën "Jordan Misja", pasi është konstatuar se nuk i ka dhënë përparësi këmbësorëve. Sikurse dëgjohet edhe nga video, shoferi ka tentuar të korruptojë policin me shumën 10 mijë lekë të vjetra.

“Në të dy rastet efektivët e Policisë Rrugore kanë bërë arrestimin e dy drejtuesve të mjeteve në kushtet e flagrancës, për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, gjithashtu janë bërë procedurat administrative për kundravajtjet e konstatuara”, - njofton policia./oranews/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat