Përplasen dy makina në Tropojë

Shqipëria

Përplasen dy makina në Tropojë

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 16:25
Ilustrim

Dy automjete janë përplasur në kryqëzimin për në fshatin Begaj në Tropojë.

Në aksident është përfshirë një automjet tip "Golf", me drejtues shtetasin me iniciale I.D., dhe një me automjet tip "Pasat", me drejtues shtetasin me iniciale G.K.

Raportohet se si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit "Golf". 

Ai ndodhet në spitalin e Tropojës ku po merr ndihmën mjekësore.

"Më datë 25.07.2019, në kryqëzimin për në fshatin Begaj, Tropojë, janë përplasur automjeti tip "Golf", me drejtues shtetasin I.D., me automjetin tip "Pasat", me drejtues shtetasin G.K. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit "Golf", shtetasi I.D., ku po merr ndihmën mjeksore në spitalin e Tropojës,"-informon policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat