“Kini frikë nga Zoti” Imami kundër prishjes së Teatrit: Ç’e mirë vjen nga kjo?

Shqipëria

“Kini frikë nga Zoti” Imami kundër prishjes së Teatrit: Ç’e mirë vjen nga kjo?

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 00:56
Gazmend Aga

Imami i njohur Gazmend Aga, i cili tani predikon për komunitetin shqiptar në SHBA ka komentuar debatin për prishjen e Teatrit Kombëtar.

“Mos e prishni teatrin! Ç’e mirë vjen nga një teatër që ndan njerëzit dhe ngul beton? Teatri është art. Arti bashkon, flet, ndjen. Arti zbut zemrat. I kujton njeriut brishtësinë, bukurinë dhe përgjegjësinë e përkohshmërisë në këtë botë. Teatri duhet të sjellë kujtime, por jo si këto me gaz lotsjellës dhe polarizim të shoqërisë.

Teatri mund të mos ketë më asnjë rëndësi nëse vazhdon boshatisja e vendit. Jeta e teatrit janë njerëzit, por po të vazhdojë në këtë trend, në teatër do mbeten veç politikanët. Insistoni dhe luftoni me prishur korrupsionin, pangopësinë e politikaneve, haramin, nepotizmin! Vendoseni policinë përreth godinave multimilionerë të atyre që jetojnë si mbretër në vendin më të varfër të Europës.

Kijeni frikë Zotin dhe mendoni të paktën femijet tuaj!”, – shkruan imam Aga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat