Damian Gjiknuri kapet mat në Monte Carlo, shijon pushimet në vendin luksoz

Shqipëria

Damian Gjiknuri kapet mat në Monte Carlo, shijon pushimet në vendin luksoz

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 10:31
Damian Gjiknuri

Pas “tërmetit” të shkaktuar në 30 qershor, Damian Gjiknuri është larguar nga Shqipëria për të pushuar disa ditë.

Gjiknuri i shoqëruar nga një femër, që mësohet së është gruaja e tij, ndodhet në Monte Carlo, ku është filmuar teksa shikon menunë për të shijuar darkën.

Video është publikuar nga Syri.net, dhe tregohet shumë qartë restoranti luksoz në të cilin ka zgjedhur që të shijojë ish-ministri i qeverisë së Ramës.

Gjiknuri është një ndër ish-minsitrat më të akuzuar si nga opozita, por dhe nga qytetarë, pasi dyshohet se është përfshirë në disa skandale.

Zëri i Gjiknurit është dëgjuar dhe në përgjimet e publuara nga “Bild” për dosjen 184, ku shprehej se kishin shkaktuar tërmet në zgjedhje.

Po ashtu Gjiknuri akuzohet se është përfshirë dhe në aferën tenderit tashmë të anuluar për “Unazën e re”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat