Isufi: “Parisi i ri” mund të zhvillohej pas stacionit të trenit

Shqipëria

Isufi: “Parisi i ri” mund të zhvillohej pas stacionit të trenit

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 21:53
Adrian Isufi

Pedagogu Adrian Isufi i ftuar në emisionin “Ekopolitikë” në RTV Ora teksa komentoi protestën e artistëve, që nuk lejojnë shembjen e Teatrit Kombëtar bëri dhe një paralelizëm.

Ndërsa foli për Parisin e vjetër restauruar në konceptin historik dhe Parisin e ri të krijuar, Isufi tha se edhe në Tiranë mund të ndodhte e njëjta gjë.

Ai tha se në pjesën e Tiranës së re pas stacionit të trenit mund të zhvillohej një teatër i ri e shumë e shumë qendra kulturore artistike.

Besart Kadia: Artisë dhe aktivistë të tjerë janë në atë territor për të thënë që ky teatër që nuk duhet prishur sepse ka vlera historike, të paktën për atë komunitet. Ndërkohë me aq të paktën sa është publike ka një vizion tjetër për Tiranën, ku teatri si një pjesëz  e të gjithë këtyre simboleve duhet prishur për të ndërtuar këtë imazh të ri të Tiranës.

Adrian Isufi: Për të bërë një paralelizëm në formë metaforike mendoj që mund t’i thonim Parisi dhe Parisi i ri. Normalisht nëse flasim për një qendër siç është Tirana po të bëjmë po këtë paralelizëm me Parisin ne kemi atë Parisin e vjetër dhe Parisin e ri. Në këtë kontekst ka një vizion arkitektonik funksional për qytetin ku Parisi vjetër është ai që është, i cili është i restauruar, i ridimensinuar në konceptin historik të Parisit të vjetër. Kemi dhe Parisin e ri të cilin ne mund ta quajmë pjesën e Tiranës së re pas stacionit të trenit ku mund të zhvillohej një teatër i ri e shumë e shumë qendra kulturore artistike, që të gjallonin akoma më shumë.

Besart Kadia: A do e ndryshonin vizionin e qytetit? Mendoni se do kishte hapësira në pjesën e Bulevardit të ri?

Adrian Isufi: Sot është një vizion i gabuar, i cili ngel peng i oligarkisë dhe ngel peng i ndërtimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat