Shkëndija elektrike i djeg banesën familjes shqiptare, i gjithë qyteti mbetet pa drita

Shqipëria

Shkëndija elektrike i djeg banesën familjes shqiptare, i gjithë qyteti mbetet pa drita

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 23:14
ilustrim

Një banesë është djegur këtë mbrëmje në qytetin e Fushë- Krujës si pasojë e një shkëndije elektrike.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë në kohë, duke bërë të mundur fikjen e zjarrit dhe moslejimin e flakëve të cilat po përparonin. Por nga ana tjetër zjarri i shkaktuar nga shkëndija elektrike ka lënë thuajse të gjithë qytetin pa energji elektrike. Policia ka shkaur në vendngjarje dhe ka nisur hetimi për zbardhjen e situatës.

Familja ku ra zjarri ka mbetur në qiell të hapur pasi nuk ka asnjë mundësi ekonomike për të rregulluar dëmin e shkaktuar nga zjarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat