Vit për vit premtime, por lumi i Bunës është kthyer në një “moçal” me plehra e mbetje

Shqipëria

Vit për vit premtime, por lumi i Bunës është kthyer në një “moçal” me plehra e mbetje

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 00:13
ilustrim

Është nga zonat më të frekuentuara të Shkodrës. Jo vetëm për ditët e nxehta, por edhe në mbrëmje dimri.

Duhet të shikohej si turp një fakt i tillë. Por duket se këtu s’ka kush turp. Ujërat e zeza derdhen në lumin Buna. Ka 30 vjet që ndodh kjo gjë vetëm aktorët përgjegjës për situatën shkojnë e vijnë.

Shkodranët nuk lënë rast pa e përmendur çfarë po ndodh me lumin. Buna për ta është si një bekim, por që po përfundon në një përrua i ndotur.

Image

Shkarkimet e kolektorit kryesor të ujërave të zeza të qytetit janë ndotësi më i madh në këtë pjesë të lumit.  Por nuk mungojnë mbeturinat që vijnë nga liqeni i Shkodrës. Sipas drejtorit të Ndërmarrjes Ujësjellës Kanalizime Shkodër vitin e ardhshëm nis zbatimi i projektit të ndërtimit të impianit të përpunimit të ujërave të zeza.

E vërteta është se vendorët, por edhe drejtues të institucioneve qendrore kanë vite që flasin për një projekt të tillë. Fakti është se asgjë nuk ka ndryshuar.

Shëtitorja pranë lumit Buna është vendi më i frekuentuar nga Shkodranët, ndërsa ndotja e lumit është dëmi më i madh ekologjik që i shkaktohet nga pakujdesi ndaj të mirave që ofron natyra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat