Ambasadorja franceze: Krizën zgjidheni vetë, mos kërkoni nga ambasadorët

Shqipëria

Ambasadorja franceze: Krizën zgjidheni vetë, mos kërkoni nga ambasadorët

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 08:51
Christine Vasac

Ambasadorja e Francës në Tiranë, Christine Vasac ka folur për krizën politike në Shqipëri.

Nga Korça, ku po kalon fundjavën, Vasac është shprehur se shqiptarët meritojnë një zgjidhje të arsyeshme.

Ashtu si edhe homologu i saj spanjoll në Tiranë, Vasac ka thënë që shqiptarët nuk duhet të mbështeten tek diplomatët e huaj, por duhet të angazhohen vetë për të zgjidhur krizën.

‘Duhet të gjeni një zgjidhje. Dihet që Shqipëria është në një krizë politike.

Qytetarët e këtij vendi meritojnë një zgjidhje të arsyeshme.

Nuk janë diplomatët ata që e zgjidhin krizën në vend. Shqipëria e ka vendin e saj në BE dhe për Francën gjithçka është e hapur. Deri në tetor mund të ndodhin shumë gjëra’, është shprehur ndër të tjera ambasadorja e Francës në Tiranë, Christine Vasac.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat