Britma e lot në Vlorë/Mbërrin në Shqipëri trupi i Festim Latos, pritet me flamur “Authochthonus”

Shqipëria

Britma e lot në Vlorë/Mbërrin në Shqipëri trupi i Festim Latos, pritet me flamur “Authochthonus”

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 09:30
Festim Lato

Ka arritur në Shqipëri trupi i pajetë i Festim Latos, 44-vjeçarit vlonjat të vetëshpallur president të Republikës së Çamërisë që u vra në Holandë.

Familjarë, të njohur, dhe bashkëpunëtor të tij, e pritën në Rinas për ta përcjellë më tej në qytetin e Vlorës ku edhe do të prehet.

Ditën e nesërme në Teatrin “Petro Marko” do të mbahen edhe homazhe në nder të tij.

Ajo që vihet re është se një prej grave mban në duar flamurin “autochthonous”, i njëjti që u shpalos në Beograd, në ndeshjen Shqipëri-Serbi.

Diplomati holandez Jeroen Zandberg i UNPO – një organizatë e bazuar në Hagë për vendet, rajonet dhe popujt e papërfaqësuar – i tha De Gelderlander se Lato ishte i përfshirë në punë të dyshimta.” Ai kaloi shumë para përtej kufirit me Shqipërinë”, tha Zandberg, njofton gazetashqip.

“Ka bërë biznes me sipërmarrës që nuk paguajnë TVSH, e për rrjedhojë ka vulosur një numër marrëveshjesh të fshehura. Shumë kompani apo edhe qeveri i huazuan shuma të mëdha, por nuk i panë më kurrë me sy ato para, vazhdon Zandberg që u shpreh sidoqoftë i tronditur nga ngjarja, duke e përshkruar 42-vjeçarin si një njeri që të bënte për vete me energjinë e tij.

Në mediet greke ishte folur shumë për të; disa e përshkruanin si te rrezikshëm për vendin, ndërsa shteti grek ka qenë në gjyq me të në Gjykatën e Hagës për Krime Kundër Njerëzimit. Në fillim pati zëra se ekzekutimi ishte politik e i kryer ndoshta nga shërbimet sekrete. Por ndërkohe qarkullon dhe një variant tjetër i ngjarjes, sipas të cilit Lato ishte i mbytur në borxhe.

Festim Lato punonte dhe jetonte në Holandë prej 25 vitesh.

Republikën e Çamërisë, Lato, e shpalli më 30 tetor të vitit 2016.

Ai madje kishte premtuar në vitin 2017 se shumë shpejt do të prodhoheshin edhe 500 pasaportat e para të Çamërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat