Ironia e Arian Çanit me Ramën: A do i marrësh me hu këta aktorët, kam vënë bast që ti s’p… për njeri

Shqipëria

Ironia e Arian Çanit me Ramën: A do i marrësh me hu këta aktorët, kam vënë bast që ti s’p… për njeri

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 13:27
Edi Rama dhe Arian Çani

Përmes faqes së “Zonë e Lirë”, drejtuesi i emisionit Arian Çani reagon në lidhje me situatën tek teatri Kombëtar.

Ai bën ironi me kryeministrin Rama që t’i japë fund njëherë e mirë edhe kësaj situate, ashtu si me gjithçka tjetër.

Postimi i Çanit

O Ram pash Zotin, a do ti marresh me hu keta pak aktore dhe artiste qe kane zaptuar Theatron dhe ta shembesh ate godine se boll më. Ose vendos tamam Rregjim ose hap krahun plak. Se na lodhe. Jo per gje por edhe une fitoj nje super bast me nje tip me shum leka te cilit i kam thene se Rama eshte trim dhe s’pjerdh më per njeri ne kete bote. Edhe katundi shpeton njeher e mire nga dilema: Jemi tashme apo s’jemi akoma ne Rregjim. Aman Ram. Vendos. Se keshtu as mut as shurre, eshte trishtim i madh. Jepi Ram. Te mbarojme pune. Te shpetosh dhe ti, te shpetojne dhe ata qe shpresojne akoma. Jepi Ram. Cdo ore qe kalon dhe ti s’vepron, e ke ne disfavor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat