Shpërndahen fondet për subjektet zgjedhore

Shqipëria

Shpërndahen fondet për subjektet zgjedhore

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 16:22
Foto

Shpallja e rezultateve të 30 qershorit u pasua dhe me shpërndarjen e fondeve për partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje.

Nga 44 subjekte, 27 prej tyre do të duhet të kthejnë paratë e përftuara paraprakisht, pasi në 30 qershor kanë marrë më pak vota se 4 vite më parë .

Fryma e Re Demokratike me kryetar Bamir Topin është partia që do të kthejë më shumë para, rreth 2.2 milion lek. Pas saj renditet Balli Kombëtar, Bashkimi Liberal Demorkat dhe Partia ORA e Shqipërisë, që do të kthejnë secila nga më shumë se 1 milion lek të reja.

Partia Socialiste do të marr pjesën e luanit, kjo për shkak të faktit se garoi e vetme ndër partitë e mëdha.

Ky subjekt poltik, do të marrë më shumë para se ç’ishte parashikuar, rreth 9 milion lek të reja.

Edhe partia më e re, Bindja Demokratike, duket se do të marr shëprblimin e parë pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Bindja do të përftojë nga buxheti i shtetit 1 milion e 800 mijë lek.

Në votimet e 30 qershorit ishin parashikuar të shpërndaheshin 65 milion lek nga buxheti i shtetit, ndërsa nga përllogaritja finale rezulton se një votë e vlefshme është vlerësuar me 88 lek.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat