Do ketë gjakderdhje/Kërcënon Gjuzi: Nëse shembet teatri, do futem poshtë fadromës

Shqipëria

Do ketë gjakderdhje/Kërcënon Gjuzi: Nëse shembet teatri, do futem poshtë fadromës

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 16:57
Kujtim Gjuzi

Deputeti Kujtim Gjuzi ka qenë i ftuar në studion e lajmeve të Fax neës, ku ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 30 Qershorit, të cilin partia e drejtuar prej tij nuk e njeh.

Gjuzi tha se në Bashkinë e Lezhës, do të ketë gjakderdhje në rast se Pjerin Ndreu do të tentojë që të hyjë në zyrë.

“Partia Konservatore Albania dërgoi të gjitha listat dhe kandidatët për zgjedhjet, KQZ ësshtë kriminale, ta harrojë Rama se do të rikthejë komitetet e dikurshme.

Ne kemi kandiduar në Lezhë me Eduard Ndocajn, të cilit iu vodhën votat nga Eduard Ndocaj, ajo që ndodhi në Devoll nuk do të ndodhë në Lezhë, ta harrojë Rama që do të hyjë me forcë në bashki, mund të ketë edhe gjak. Kujtim Gjuzi iu bëri ftesë qytetarëve shqiptarë që të nxirrnin votat e pavlefshme, Partia Konservatore ka marrë 125 mijë vota.

Të drejtën e zgjedhjeve nuk e ka Rama, po e ka Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Ta harrojë Rama se me mandatet e vjedhura mund të marrë votat e konservatorëve, nuk është e vërtetë që unë jam bashkuar me Edi Ramën.

Në Lezhë sdo të ketë askush shas që të hyjë në Bashki së ky person që keni përballë ju këtu është përballur me grupe kriminale, e drejta zakonore vonon por nuk harron”, u shpreh Gjuzi.

Ndërkohë që deputeti foli dhe për incidentin te Teatri, ku u përzu nga artistët, duke sqaruar se ai është një nga nismëtarët e kësaj proteste. Gjuzi deklaroi se ai do të futet poshtë fadromat, në rast se Rama kërkon që të shembë godinën e Teatrit.

“Unë shkova te Teatri se kisha informacion se do të shembej, u njoftova nga këshilltarët e mi, shkova atje dhe me persona që kujdeseshin për mirëqenien time fizike, se tashmë unë nuk jam një njeri i zakonshëm, jam një ligjvënës”, tha deputeti.

Gjuzi pati një koment dhe për Erion Veliajn, i cili i kujtoi PD-së faktin që ka selinë më të madhe në Tiranë.

“Kush ia bëri SHQUPIN atij, se nuk dua as të fyej të ëmën e tij, Teatrin do ta mbroj me gjak. Le të vijë Edi Rama aty, unë do të futem poshtë fadromës, kam 17 mijë persona që më mbështesin, me në krye Mustafa Licin në Shkodër”, deklaroi Gjuzi.

Më tej ai foli dhe për takimin me Nehat Kullën, ‘gjeneralin’ e Tiranës, në burgun e Fushë Krujës.

“Unë kam nisur një sërë vizitash në të gjithë vendin, kam hyrë në burgun e Fushë-Krujës, dhe kam kërkuar takim me të burgosurin që kishte më shumë kohë në burg, dhe ai ishte Nehat Kulla. Ata donin që të më fusnin pa kontroll, e kam hequr rripin aty, pas 44 vitesh. Diskutuam nëse ishte mirë me shëndet, e pyeta nëse shteti i kishte borxh atij dhe më tha po, unë do shkoj ta vizitoj dhe në shtëpi, ne jemi djem lagjesh në Tiranë”,tha më tej Gjuzi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat