Demalia: Shqipëria nuk ka elita

Shqipëria

Demalia: Shqipëria nuk ka elita

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 18:04
Ilir Demalia

Analisti Ilir Demalia në një lidhje telefonike në studion e lajmeve në RTV Ora komentoi protestën e artistëve në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.

Demalia u shpreh se ajo godinë si ndërtesë nuk funksionon, por nuk dëshiron që të prishet.

Pjesë nga intervista:

Ilir Demalia: Ajo ndërtesë nuk funksionon, ka mbaruar si ndërtesë. Por unë nuk dua që të prishet për rezistencën kundër agresionit të delirit të madhështisë dhe korrupsionit të tij të lidhur me pastrimin e parave. Se nuk çështja se po i djeg atyre për të bërë teatër të ri, sepse ka vend për teatër të ri sa të duash në Tiranë.  Ky njeri që vjen nga arti prishi kinematë. Ky shiko në ç'gjendje ka lënë galerinë e arteve. Sinqerisht unë habitem me njerëz që suportojnë shembjen e teatrit. Jo për vlerën e tij si teatër apo si ndërtesë, sepse ka mbaruar totalisht, është i shkatërruar. Problemi është pa asnjë lloj morali i japin leje një njeriu që është fare e hapur që ai merr të gjithë hapësirën aty. 

Sipas Demaliajt Shqipëria nuk ka elita. Ai nuk i ka kursyer sulmet edhe ndaj shkrimtarit Ismail Kadare, duke thënë se ishte habitur për faktin që artisti Edmond Budina i bëri thirrje të dilte në mbrojtje të Teatrit Kombëtar. 

Pjesë nga intervista: 

Gazetari: Si e shikoni rezistencën e qytetarëve për të penguar shembjen e asaj ndërtese? Ka një reagim të duhur intelektual? 

Ilir Demalia: Jo nuk ka. Nuk ka Shqipëria elita. Unë u habita kur Edmond Budina i bëri thirrje Ismail Kadaresë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat