Ambasadorja franceze: Palët të ulen në dialog

Shqipëria

Ambasadorja franceze: Palët të ulen në dialog

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 19:11
Cristin Vasak

Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Cristin Vasak thotë se kriza politike nuk mund të fshihet, por i takon politikës shqiptare të gjejë një zgjidhje pa pritur nga ndërkombëtarët.

Christine Vasac, ambasadore e Francës në Shqipëri :Për politikën shqiptare asnjëherë nuk themi asnjëherë. Nuk mund ta fsheh, të gjithë e dimë që situata është e tillë, jemi në një krizë politike. Nuk kam asnjë dyshim që në të gjitha anët dhe nivelet ka njerëz të arsyeshëm që janë duke kërkuar një zgjidhje. Ju e dini mirë që nuk është një diplomat i huaj që t’i japë një zgjidhje kësaj situate, por njerëzit e këtij vendi meritojnë një zgjidhje të arsyeshme.

E pyetur pas një aktiviteti kulturor në qytetin e Korçës, diplomatja franceze thotë vendi i saj nuk është shprehur ende përfundimisht për hapjen e negociatave dhe se deri në tetor mund të ketë zhvillime.

Christine Vasac Ambasadore e Francës në Shqipëri :Ju duhet të dini dhe vetë populli shqiptar duhet të jetë i qartë nëse është gati për Bashkim Europian. Ju pyesni mbi qëndrimin e Holandës dhe Gjermanisë, nuk di tu them, por edhe me Francën nuk di tu them diçka, por nuk është diçka e mbyllur. Nuk ka diçka të mbyllur sepse ka ende kohë deri në muajin Tetor dhe mund të ndodhin shumë gjëra deri në Tetor.

Ambasadorja franceze konfirmoi edhe bisedën telefonike mes kryeministrit Rama dhe presidentit Macron ndërsa shtoi se nuk ishte në dijeni të detajeve. Vasak tha se fjalimi i kreut të Elizesë në Beograd ishte një mbështetje për të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat