Pas temperaturave përvëluese, moti bën kthesën e papritur

Shqipëria

Pas temperaturave përvëluese, moti bën kthesën e papritur

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 19:17
ilustrim

Kjo fundjavë do të shoqërohet me reshje shiu, ndërsa luhatjet moti do t’i sjellë prej pasdites së sotme. Në Qarkun e Shkodrës pritet të ketë edhe shtrëngata, raporton  Instituti i Gjeoshkencës (IGJEUM)

Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, deri në 16 gradë në vendet malore.

RESHJET

Sot pasdite (e shtunë, dt.27) në përgjithësi, nuk priten reshje. Vetëm gjatë pasditeve, në zona të kufizuara të qarqeve në lindje mund të shfaqen reshje në formën e shtrëngatës.

Nesër (e diel, dt.28) priten reshje të dobëta në disa qarqe të vendit, ndërsa në qarkun e Shkodrës ato do të jenë mesatare dhe të shoqëruara me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e diel, dt.28) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 21 / 34 °C

në vendet e ulëta: 21 / 38 °C

në vendet malore: 16 / 29 °C.

ERA

Sot pasdite (e shtunë, dt.27) dhe nesër (e diel, dt.28) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, por deri mesatare gjatë pasditeve (për momente të shkurtra deri e fortë), sidomos në qarqet e veriut dhe të bregdetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat