Prangosen 5 efektivë të burgjeve

Shqipëria

Prangosen 5 efektivë të burgjeve

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 21:01
Foto

Gjetja e një celulari një të paraburgosuri  u ka kushtuar shtrenjtë pesë efektiëve të policisë së burgjeve. Ata janë prangosur  nga SHKB e burgjeve pasi akuzohen për shpërdorim detyre.

Sipas një sinjalizimi të marrë nga SHKB, e cila ka kryer edhe hetimet 5 efektivët e burgjeve nuk kanë kryer në mënyrë korrekte detyrën e tyre, atë të kontrollit të të paraburgosurve dhe të dënuarve. 

Shkak është bërë i paraburgosuri  Dritan Velaj, i cili ka rezultuar se ka patur celular me vete në momentin që është transferuar  nga Burgu i Peqinit në burgun 313 në Tiranë, ku gjatë transportit ka kaluar tre kontrolle ku iu gjet edhe celulari.

Nga hetimet ka rezutuar se efektivët e arrestuar, në ushtrim të detyrës së tyre kanë kryer kontroll ndaj të paraburgosurit, por nuk kanë raportuar t'i kenë gjetur atij sende të paligjshme.

30-vjeçarit i është gjetur celulari gjatë kontrollit të fundit në burgun 313. Në këto kushte është bërë arrestimi në flagranc i 5 efektivëve operacional.

Të arrestuarit janë me inicialet: A.O, L.C, B.K, D.Q, K.H, efektivët e rolit bazë në forcat operacionale, të cilët kanë konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës. 

Vetëm një ditë me parë Ministrja e Drejtësisë  pranoi që ka ende korrupsion në policinë  e burgjeve dhe të dënuarit kanë lidhje me organizatat kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat