Makina del nga rruga, dy gra dhe dy fëmijë mbeten të plagosur

Shqipëria

Makina del nga rruga, dy gra dhe dy fëmijë mbeten të plagosur

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 21:13
Ilustrim

Në Varibop të Fierit një makinë e tipit “Pezho” ka dalë nga rruga dhe për pasojë katër persona kanë mbetur të lënduar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 ndërkohë që mjeti drejtohej nga shtetësja E.H., 30 vjeçe.

Nga përplasja është dëmtuar drejtuesja e mjetit, nëna e saj, shtetasja G.Z, 46 vjeç, banuese në Vlorë edhe 2 fëmijët e mitur 2 dhe 6 vjeç të cilët ndodhen nën kujdesin e personelit mjekësor në Spitalin Rajonal Fier.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat