13 tetori është afati fundit për opozitën? Ja si përgjigjet Luçiano Boçi

Shqipëria

13 tetori është afati fundit për opozitën? Ja si përgjigjet Luçiano Boçi

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 21:40
Luçiano Boçi

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora tha se kryebashkiakët e opozitës duhet të qëndrojnë në zyra, në zbatim të dekretit të presidentit.  

Boçi: Kryebashkiakët që përfaqësojnë opozitën janë në zyrat e tyre dhe duhet të qëndrojnë në zyrat e tyre, përderisa në funksionin e tyre institucional janë të detyruar të njohin dekretin e presidentit.

I pyetur nëse 13 tetori është deadline për opozitën, Boçi tha se deadline PD-së nuk mund t'ja vendosë dot kush nga jashtë. 

Boçi: Nuk është deadline. Unë mendoj se ka një dekretim datë zgjedhje vendore dhe vetë presidenti në vazhdimësinë e ligjërimit të tij politik është shprehur se nëse mazhoranca është e gatshme unë jam i gatshëm ta dekretoj edhe si zgjedhje politike dhe presidenciale njëkohësisht. Por duhet të shoqërohet me ndërhyrje të rëndësishme kushtetuese, pasi zgjedhja e presidenti nga populli nuk është e parashikuar në Kushtetutë.  Por nuk është ky momenti më i rëndësishëm. Momenti më i rëndësishëm është kërkesa e palëkundur e PD-së për qeveri transitore, largimin e Ramës dhe zgjedhje politike të parakohshme. Deadline PD-së nuk mund t'ja vendosë dot kush nga jashtë. Është ajo që ka përcaktuar objektivin e saj jetik. Nuk ka deadline.

Ish-demokrati mohoi zërat se mes Bashës dhe pjesës tjetër të PD-së ka një konflikt. Ai tha se ata janë në unison në çdo aksion.

Boçi: Ka një tendencë për ta bërë publike një gjë të tillë, por nuk ka një konflikt midis Bashës dhe pjesës tjetër të PD-së në të gjitha nivelet. Jemi në unison të të gjitha aksioneve dhe të veprimeve tona dhe një mbështetje totale për lidershipin e PD-së. Basha përtej asaj pjese që mund të ketë komente të kalimit të zgjedhjeve apo deadlineve të tjera të parashikuara më shumë nga opinionet ka qenë ai që e ka bërë opozitën më të fortë përgjatë këtyre 6 viteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat