7 biçikleta të vjedhura, arrestohet 28 vjeçari

Shqipëria

7 biçikleta të vjedhura, arrestohet 28 vjeçari

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 13:44
Foto

Policia ka vënë në pranga një 28 vjeçar i cili vidhte biçikleta në rrugët e Tiranës.

Janë sekuestruar 4 të tilla si dhe sendet që përdorte për të realizuar vjedhjet.

Tiranë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr 3, operacioni policor "Çiklisti".

Në pranga një 28 vjeçar nga Durrësi që kryente vjedhje biçikletash në Tiranë.

Zbardhen 7 raste të vjedhjeve të biçikletave.

Sekuestorhen 4 biçikleta, si dhe sendet që përdorte për të realizuar vjedhjet.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3, nisur nga kallzimet e bëra nga disa qytetarë që u kishin vjedhur biçikletat, kanë organizuar punën për zbardhjen e këtyre rasteve dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i punës së bërë, bazuar mbi informacionet e marra në rrugë operative, për një shtetas që dyshohej se kishte kryer këto vjedhje, shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr 3 kanë finalizuar operacionin e koduar "Çiklisti", ku kanë bërë kapjen në flagrancë të shtetasit:

G. B., 28 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje.

Në momentin e ndalimit në rrugën “ Don Bosko", Tiranë , Policia i gjeti këtij shtetasi 4 biçikleta të vjedhura, si dhe sendet që përdorte për kryerjen e vjedhjeve, konkretisht: thikë, kaçavidë, çelsa të vegjël biçikletash, pinca, kapele për maskim etj.

Në vijim të hetimeve, bazuar në prova të grumbulluara dhe pamje filmike dyshohet se ky shtetas është autor edhe i 3 vjedhjeve të tjera biçikletash, të ndodhura gjatë muajve mars-prill të këtij viti në Tiranë.

Po vijon puna në bashkëpunim me komisariatet e tjera të Policisë në varësi të DVP Tiranë, për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të biçikletave të ndodhura në Tiranë pasi dyshohet se ky shtetas ka kryer edhe vjedhje të tjera të biçikletave duke ua shitur personave të rastësishëm në shuma më të vogla nga vlera e tyre reale.

Gjithashtu u procedua në gjëndje të lirë dhe shtetasi E.Gj.,41 vjeç banues në Tiranë për vepën penale “Përvetësim i sendeve të vjedhura”.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat