Aksident i trefishtë në Pogradec, plagoset një fëmijë

Shqipëria

Aksident i trefishtë në Pogradec, plagoset një fëmijë

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 16:15
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mesditën e sotme një aksident rrugor ndodhi në aksin segmentin Qafë Thanë-Pogradec.

Aksidenti u shënua në afërsi të Gurit të Kuq, në të cilin janë përfshirë tre automjete dhe një autobus i linjës Shqipëri-Greqi.

Raportohet se nga përplasja e mjeteve është dëmtuar lehtë një fëmijë.

Përplasja e tre mjeteve me mjetin e parë ka ardhur për shkak të mos ruajtjes së distancave të tyre përgjatë lëvizjes në aksin rrugor Qafe Thanë-Pogradec.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat