Basha: Objektivi ynë - largimi i Ramës dhe zgjedhje të parakohshme

Shqipëria

Basha: Objektivi ynë - largimi i Ramës dhe zgjedhje të parakohshme

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 18:08
Basha: Objektivi ynë - largimi i Ramës dhe zgjedhje të parakohshme

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vazhdon turin e takimeve në të gjithë Shqipërinë ku sot ishte në Mirditë.

Duke folur para qytetarëve të Mirditës Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama për vjedhje.

Sipas Bashës, kryeministri ‘është një hajdut që vjedh çdo gjë që i del përpara’.

Basha theksoi se objektivi i opozitës janë zgjedhjet të parakohshme parlamentare dhe një parlament legjitim të dalë nga vota e mirditorëve dhe vota e shqiptarëve, dhe jo të diktuara nga krimi dhe paraja e drogës.

Kreu i opozitës vuri në dukje se 30 qershori ishte një mesazh besimi për PD, besim që erdhi si rezultat i sakrificave dhe vendimeve të forta, përfshirë edhe djegien e mandateve.

“Rruga jonë për ta kthyer refuzimin masiv të 30 qershorit nga një shumicë “Rama ik” në një shumicë qeverisëse, kalon përmes kutisë së votimit. Për këtë askush nuk ka asnjë iluzion. Qëllimi i protestave ka qenë, është dhe mbetet të diktojë kushtet minimale për zgjedhje të lira e të ndershme,” tha Basha, duke vënë në dukje se ky mbetet objektiv i pandryshueshëm për PD.

“Objektivi ynë politik është i qartë: zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe një parlament legjitim të dalë nga vota e mirditorëve dhe vota e shqiptarëve, dhe jo të diktuara nga krimi dhe paraja e drogës. Zgjedhje të garantuara përmes një qeverie tranzitore, një reformë e thellë elektorale, çuarja para drejtësisë e të gjithë atyre që tashmë i ka dëgjuar e gjithë bota se si shkatërruan zgjedhjet e 2017-së dhe, natyrisht, pas farsës së 30 qershorit, mbajtja në të njëjtën ditë me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, e zgjedhjeve legjitime lokale,” tha kreu i opozitës.

Duke theksuar se PD e ka nisur këtë betejë për interesin e njerëzve, Basha shprehu vendosmërinë për ta çuar atë deri në fund për interesin e njerëzve.

“Ardhja e Partisë Demokratike në pushtet do të jetë dita e nisjes së një ndryshimi pozitiv për çdo shqiptar, pa dallime partiake, edhe për socialistët, për të gjithë. Ne jemi gati t’u tregojmë shqiptarëve rrugën e shpresës, rrugën e ndryshimit të thellë politik dhe ekonomik të vendit,” tha ai./tch

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat