Dalin pamjet e përplasjes me armë në Jalë! Njerëzit vrapojnë të tmerruar, shkallët janë të mbushura në gjak

Shqipëria

Dalin pamjet e përplasjes me armë në Jalë! Njerëzit vrapojnë të tmerruar, shkallët janë të mbushura në gjak

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 21:24
Dalin pamjet e përplasjes me armë në Jalë! Njerëzit vrapojnë të tmerruar, shkallët janë të mbushura në gjak

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Folie Marine, Jalë.

Mësohet se gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm rreth, orës 4 :30 minuta ka pasur të shtëna me armë, dhe sipas burimeve për JOQ Albania, një person ka mbetur i plagosur në këmbë.

Del videoja nga Folie Marie/ Njerëzit shpërndahen të terrorizuar, njolla gjaku kudo on Vidnews.

Bëhet e ditur se ai ndodhet në spitalin e Vlorës dhe se është jashtë rrezikut për jetën.

Një qytetar ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania dhe ka rrëfyer ngjarjen, shoqëruar me video nga skena e ngjarjes.

Ai thotë se shkallët u lanë me gjak dhe se kishte njerëz që vraponin nga frika sepse nuk kuptonin se çfarë po ndodhte.

Po ashtu ai tregon se kishte dhe nga ata që u shtrinë në tokë nga frika.

Mesazhi i plotë:

Plasi dje tek folie marine. U be nami. Nuk kam fjale, erdhi ambulanca u plagosen njerëz. U be kasapane, te gjithë u shtrine ne toke si ne filma.‘’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat