Cakaj: Vendosja e marrëdhënieve diplomatike me SHBA-të, vlerë kulmore e Shqipërisë

Shqipëria

Cakaj: Vendosja e marrëdhënieve diplomatike me SHBA-të, vlerë kulmore e Shqipërisë

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 23:13
Gent Cakaj

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka thënë se vlera më e madhe e Shqipërisë është vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Amerikën.

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka thënë se 28 korriku i vitit 1922 është një datë që shënon një prej momenteve më kulmore në diplomacinë shqiptare pasi që në këtë ditë u vendos marrëdhënia diplomatike mes SHBA-së dhe Shqipërisë.

Ai përmes një statusi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Cakaj ka shkruar se edhe pas një shekulli, SHBA-të mbeten referencë e pazëvendësueshme për orientimin politik të Shqipërisë.

“Vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis SHBA-së dhe Shqipërisë me 28 korrik 1922 shënon një prej momenteve më kulmore të diplomacisë shqiptare. Sot, pothuajse pas një shekulli, SHBA-të janë referenca e pazëvendësueshme e orientimeve politike, strategjike dhe vlerore të Shqipërisë ! #PartneritetStrategjik #GodBlessAmerica”, ka shkruar Cakaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat