Panik në det, anija turistike përfshihet nga flakët në Shqipëri

Shqipëria

Panik në det, anija turistike përfshihet nga flakët në Shqipëri

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 08:31
Anija turistike përfshihet nga flakët në Karaburun

Anija turistike ‘Aqua Marine’ është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, pranë brigjeve të Karaburunit në jug të vendit. Top Channel ka siguruar fotot dhe videot e anijes në flakë, një ngjarje e rëndë nga e cila fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Ka qenë ora 4 e mëngjesit kur zjarri që dyshohet se ka ardhur nga pjesa e motorrit, ka përfshirë të gjithë anijen. Ekuipazhi me 6 persona në bord ka qenë në gjumë në momentin kur janë shfaqur flakët dhe kanë arritur të shpëtojnë pa dëmtime duke u hedhur në det.

Anija turistike përshkruante linjën Vlorë-Karaburun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat