Çfarë thotë Policia Kufitare për zjarrin në anije: 5 personave iu rrezikua jeta

Shqipëria

Çfarë thotë Policia Kufitare për zjarrin në anije: 5 personave iu rrezikua jeta

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 09:28
Foto

Policia Kufitare ka reaguar për zjarrin që përfshiu një anije turistike në Karaburun, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në njoftimin e Policisë thuhet se “mjeti lundrues i “Aqua Marine” duke qenë se punon me turistët nga Moli i Vlorës drejt Karaburunit, për shkak të luhatjeve të kohës, është shkëputur nga Moli i Vlorës në fundjavë dhe është ankoruar në Karaburun, me qëllim që të ishte e përgatitur për vozitjen e turistëve atje. Në orët e para të mëngjesit në  Karaburun pranë plazhit të Shën Vasilit, në këtë mjet lundrues ka rënë zjarr duke u rrezikuar jeta e disa shtetasve.”

Pas njoftimit të marrë, Policia Kufitare me mjetet e saj lundruese, nën drejtimin orientues të QNOD Durrës, shkoi në ndihmë të  personave që kërkuan ndihmë, duke bërë të mundur konstatimin e mjetit lundrues pranë gjirit të Dhimokushtës dhe shpëtimin e sigurt të personave në bordin e saj.

Në këtë mjet lundrues ndodheshin 5 persona, të cilët nuk kanë probleme dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Si pasojë e flakëve, mjeti lundrues është djegur pothuajse plotësisht.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbulimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat