Basha reagon për Devollin: Pushteti i paligjshëm i 6% po uzurpon qeverisjen lokale

Shqipëria

Basha reagon për Devollin: Pushteti i paligjshëm i 6% po uzurpon qeverisjen lokale

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 10:19
Lulzim Basha

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar për situatën e krijuar në bashkinë e Devollit, ku kryebashkiaku i ri i PS, Eduard Duro ka hyrë në zyrë pavarësisht kundërshtimit të Partisë Demokratike dhe ish-kryebashkiakut Bledion Nallbatin.

Basha thotë se qeverisja lokale po uzurpohet me dhunë dhe paralajmëron se personat përgjegjës do të kenë fatin që meritojnë.

“Pushteti i paligjshëm i 6% po uzurpon me dhunë qeverisjen lokale, kundër vullnetit të popullit. Ky regjim kriminal dhe plaçkitës po hyn në rrugën e verbër të përplasjes me popullin e tij. Sot hajdutët në pushtet ndjehen të mbrojtur se kanë polici speciale, gaz lotsjellës dhe mercenarë, por nesër do të kenë fatin që meritojnë hajdutët dhe banditët”, shprehet Basha.

Ndërkohë në Devoll ka shkuar edhe ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, i cili ka deklaruar se kryebashkiaku Duro do të kallëzohet për përvetësim të titullit.

“Qytetarët nuk do lejojnë instalimin e një debilash që flenë nëpër institucione publike duke i trajtuar si fjetore ku prodhojnë para. E patë sesi një barderr i shëmtuar po aq sa kryeministri Rama shkallmoi dyert e institucionit për të treguar që këtu nuk ka ligj dhe vetëgjyqësia është akti që bëri dhe për të cilin do të mbajë përgjegjësi sipas një kallëzimi penal. Personi i vetëshpallur si kryebashkiak dhe që zaptoi zyrat do të kallëzohet edhe për përvetësim të titullit. Qytetarët nuk po tërhiqen në mbështetje të kryetarit Nallbati, i cili është i ligjshëm, por edhe institucionit i cili sot nuk është publik. Sot këtu nuk ofrohet shërbim publik për shkak të kryeministrit i cili e trajton Shqipërinë si pronë private. Ne do të jemi në mbështetje për shkak të kërcënimeve që bëhen nga ana e administratës dhe policisë ndaj qytetarëve”, u shpreh Salianji.

Mëngjesin e sotëm u organizua një protestë nga Partia Demokratike përpara bashkisë, ndërsa një numër i lartë i forcave të policisë u vendos aty për të shmangur çdo incident të mundshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat