Soreca flet për Teatrin kombëtar: Me rëndësi transparenca dhe respektimi i ligjit

Shqipëria

Soreca flet për Teatrin kombëtar: Me rëndësi transparenca dhe respektimi i ligjit

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 12:18
Luigi Soreca

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca e quajti "delikate" çështjen e Teatrit Kombëtar dhe nënvizoi transparencën dhe standardet.

Luigi Soreca: "Nuk na takon ne që të themi nëse duhet të ketë ndërtesë të re apo rinovim të ndërtesës së vjetër. Këtë detyrë e kanë autoritetet shqiptare. Pozicioni ynë ka qenë i qartë që në shtator. Është shumë e rëndësishme të ketë kritere të qarta dhe transparente dhe po ashtu të ketë dhe një qasje të drejtë dhe të ndershme në lidhje me këtë cështje. Duhet të ketë kritere të qarta dhe transparencë për projektin që do të zgjidhet. Për ne është e rëndësishme respekti i sundimit të ligjit."

Deklarata u be gjate nje konference per median ku po prezantohet dhe "Za Fest 2019"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat