Konstituohet Këshilli bashkiak i Pukës

Shqipëria

Konstituohet Këshilli bashkiak i Pukës

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 13:51
Foto

Është konstituuar këshilli Bashkiak i Pukës. Kryetari i saj është zgjedhur me votë unanime Enver Sulejmani, ndërsa nënkryetar Edmond Gjoka.

Kryetari i bashkisë, Gjon Gjonaj u shpreh se ka ardhur kohë për bashkëpunim për të mirën e Pukës dhe sipas tij jo për tu marrë me pengmarrësit e Kushtetutës.

Gjon Gjonaj: "Duhet të mësojmë nga ajo qe nuk bëmë mirë katër vitet e shkuara. Është koha të shtrijmë dorënn e bashkëpunimit për të mirën e Pukës.

Duhet kuptuar se Puka është mbi interesat politike. Nuk është koha të merremi me pengmarrësit e Kushtetutës."

Të pranishëm në mbledhjen e konstituimit ishin deputeti Luan Harusha, prefekti Çesk Midhja, drejtuesi politik i PS ne Shkodër, Valdrin Pjetri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat