PD: Rizhvillimi i procesit me ndërhyrjen e Ramës

Shqipëria

PD: Rizhvillimi i procesit me ndërhyrjen e Ramës

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 16:26
Foto

Anulimi i votimit të 13 qershorit për kryetarin e unionit të dhomave të tregtisë dhe industrisë dhe rizhvillimi i procesit sipas Partisë Demokratike është bërë me ndërhyrjen e kryeministrit Edi Rama.

Nënkryetari i PD, Edmond Spaho shprehet se kreu i qeverisë po përpiqet të kapë dhe biznesin.

Edmond Spaho: "Mbi 1 muaj më parë institucioni i Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, zhvilloi zgjedhjet konform rregullave të statutit. Në garë morën pjesë dy kandidatë dhe konform rregullave, fituese u shpall zonja Elisabeta Katiaj. Gjendur përpara këtij fakti dhe duke pasur frikë nga zgjedhjet si forma e vetme demokratike e përzgjedhjes në krye të një institucioni, Rama urdhëroi një operacion tërësisht kundërligjore. Ai angazhoi Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave për të sulmuar procesin me një kërkesë antiligjore në favor të kandidates së tij."

Madje Spaho shprehet se nën presion është vënë dhe gjykata ku Elisabeta Katiaj kishte dorëzuar padinë ndaj Ministrisë së Financave.

Edmond Spaho: "Presione dhe kërcënime u ushtruan ndaj Gjykatës Administrative, e cila pasi pranoi kërkesë - paditë e zonjës Katija, duke e shpallur fituese, iu anulua fitorja nga ministrja Denaj dhe kryeministri Rama. Gjykatësi vendosi që të mos merrte Sigurimin e Padisë duke ia hequr kësaj Gjykate këtë të drejtë."

Për këtë qëllim opozita ka informuar dhe organizatat ndërkombëtare

Edmond Spaho: "Këto shqetësime janë paraqitur pranë raportuesve kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Kontrolli qeveritar i kësaj organizate është qëllimi pse Edi Rama po ndërhyn me të gjitha mjetet."

Ndryshe nga 12 qershori, ku votimet u monitoruan nga mediat, në procesin e kësaj të hëne televizionet dhe gazetarët nuk u lejuan të ishin të pranishme

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat