Meta i shkruan Ramës, Lleshit e Xhaçkës: Pritet tërmet apokaliptik në Ballkan

Shqipëria

Meta i shkruan Ramës, Lleshit e Xhaçkës: Pritet tërmet apokaliptik në Ballkan

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 21:14
Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta paralajmëron tërmet.

Në një letër me të cilën i drejtohet i shqetësuar kryeministrit Edi Rama, ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, kreu i shtetit thotë se sipas një sizmiologu të vjetër grek, Ballkani do të goditet nga tërmet i fuqishëm apokaliptik. Meta i kërkon llogari qeverisë për masat e marra dhe kërkon informacion mbi situatën.

LETRA E PLOTË

Të nderuar,

Nëpërmjet medias ndërkombëtare dhe kombëtare jam informuar mbi paralajmërimin për një tërmet apokaliptik që pritet të godasë Ballkanin. Paralajmërimi ka ardhur nga sizmiologu i njohur, zoti Akis Tselentis, drejtor i Institutit Gjeodinamik Obsarvatori Kombëtar i Athinës.

Sizmiologu Tselentis ka paralajmëruar për një tërmet apokaliptik që pritet të godasë Ballaknin, që mund të jetë 30 herë më i fuqishëm se ai që goditi para disa ditësh rajonin e Athinës.

Për shkak të karakteristikave të veta sizmike vendi ynë është një nga vendet me sizmicitetin më të lartë në Europë. Prandaj Shqipëria është një vend i kërcënuar nga kjo dukuri natyrore

Për sa më sipër, kërkoj nga ana juaj të informohem mbi:

Institucionet përgjegjëse, a kanë kontaktuar me sizmiologun Tselentis dhe institucionet homologe të rajonit lidhur me të dhënat e tyre për paralajmërime të tilla?

Cilat janë kapacitetet tona për përballimin dhe masat e marra nga ana juaj , nëse vendi ynë do të goditet nga një tërmet i përmasave të tilla.

Çfarë masash janë marrë apo do të merren për të reaguar në kohë dhe për të minimizuar pasojat e mundshme në nivel qëndron dhe vendor?
Nëse e gjykoni të domosdoshme, jam i gatshëm të mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare menjëherë qoftë dhe vetëm për këtë çështje, pasi çdo nënvlerësim i situatës mund të jetë me pasoja tragjike për jetën e qytetarëve në radhë të parë.

Presidenti i Republikës
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat