Shqiptari publikon fotot e rënda: Vëllait tim iu thye kafka! Kjo për shkak të dy qenve ‘të luftës’ që mban ky njeri

Shqipëria

Shqiptari publikon fotot e rënda: Vëllait tim iu thye kafka! Kjo për shkak të dy qenve ‘të luftës’ që mban ky njeri

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 21:56
Foto

Keqtrajtimi i kafshëve është një nga problemet e shumta që ka Shqipëria. Përvese lihen në rrugë, qentë vazhdojnë të përdoren ende për ndeshje. Gjithashtu qentë janë një rrezik për kalimtarët.

Një rast i tillë ka mbërritur mbrëmjen e sotme në redaksinë e JOQ Albania.

Një qytetar nga Rrësheni, tregon se vëllai i tij, 14 vjeç ka thyer kafkën, pasi ra nga një urë në përpjekje për t’i shpëtuar disa qenve.

Image

Pronari i tyre sipas denoncuesit është A.M.

Ky i fundit tregon qytetari po rrezikon jetë njerëzish, pasi i mban qentë në rrugën ku kalojnë fëmijët e shkollës.

Mesazhi

Shiko cfar ben ky i semure nga Rresheni. Per shkak te ketyre qenve qe ai mban qe i perdor per ndeshje. Vellaj im 14 vjec u aksidentua rende  duke thye kafken pasi ra nga nje ur duke ju ikur sepse e zuren ne ur ku skishte nga tja mbanteDhe policia nuk beri asgje Dhe qente i mban ne rrugen ku kalojne femijet e shkolles Ne rreshen Dhe akoma jan aty Te lutem shperndaje. Ky quhet A.M dhe spo e ndal njeri, po torturon kafsh dhe po rrezikon jet njeriu.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat