Shqiptari i mori 45 euro tezës dhe e rrahu duke e bërë për spital

Shqipëria

Shqiptari i mori 45 euro tezës dhe e rrahu duke e bërë për spital

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 21:48
Foto

Një 37-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në zonën e Castellos, nën akuzën e grabitjes.

Mediet fqinje raportojnë se shqiptari, me inicialet B.C hyri në shtëpinë e tezes, me qëllimin për ta plaçkitur.

Kur tezja e zbuloi, shqiptari e sulmoi duke e hedhur në tokë dhe duke u përpjekur ta ndalonte që të bërtiste për ndihmë.

Teksa tezja ishte në gjumë shqiptari kishte mundur t’i merrte 45-euro.

Shqiptari u arrestua dhe u dërgua në burgun e Sollicconos, ndërsa tezja e tij u dërgua në spital dhe do të rrije e shtruar 5 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat