Kush është i riu që i lëshoi një shishe me benzinë godinës së kryeministrisë shqiptare

Shqipëria

Kush është i riu që i lëshoi një shishe me benzinë godinës së kryeministrisë shqiptare

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 23:43
Nazmi Caka

Ky është Nazmi Caka i cili dy vjet më parë hyri në bankë, por nuk vodhi asgjë. Në kohën kur u arrestua ai ishte 21 vjeç dhe e habiti policinë me përgjigjen që ju dha, hyra për të vjedhur se isha i paushqyer, por pastaj u pendova.

Filmimet u shpërndanë në atë kohë nga policia e cila tregoi grabitësin e pazakontë që në fakt nuk vodhi asgjë. Kësaj radhe pasi ka përfunduar burgun , Nazmi Caka ka çuditur sërish policinë.

I vetëm , me një shishe benzinë , Caka ka protestuar mesnatën e të shtunës duke hedhur shishen në hyrje të kryeministrisë. Policia e ka shoqëruar protestuesin e vetmuar duke i hedhur menjëherë prangat, ndërsa në shtëpinë ku ai jeton me qira në Sauk ju gjet edhe një shishe tjetër me lëndë ndezëse të cilët ai vetë e rrëfeu që po e mbante për protestën e radhës.

Policia e mësuar me protestat që zgjatën disa muaj, e ka referuar materialin në prokurori për protestuesin e vetmuar. I pyetur nga gjyqtarja gjatë shqyrtimit të masës së sigurisë të mbajtur këtë të hënë , se përse ka protestuar, i riu është përgjigjur: Protestova se më ka fyer kryeministri.

Për shkak të rrezikshmërisë së ulët të protestuesit gjykata ka vendosur masën detyrim paraqitje për të riun i cili deklaron se është jetim dhe i papunë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat